Skip to main content

Kosovarët që jetojnë në Gjermani po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Shumë persona kërkuan që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo. Brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u në  Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë. Nga këto vendime të marra 1 mijë e 705 shin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa. Gjermania është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan që të lirohen nga shtetësia kosovare. 1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës duke vazhduar me 162 nga Austria, 17 nga Sllovenia, 12 Kroaci, shtatë Norvegji dhe 22 nga vende të tjera, raporton Indeksonline. Gjatë të njëjtës periudhe mujore në Divizionin e Shtetësisë janë marrë edhe 150 vendime për fitim të shtetësisë së Kosovës. 68 prej këtyre vendimeve ishin pozitive, 82 negative teksa numri i përgjithshëm i kërkesave ishte 133. Katër kombësitë nga të cilat u kërkua më së s...

Shisha që konsumojnë të rinjtë kosovarë shkakton 3 sëmundje vdekjeprurëse

92 përqind e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri vjen nga thithja e tymrave të ndryshëm, duke filluar nga duhani e deri tek tymi i shisheve. E kjo e fundit ka bërë bujë tek të rinjtë kosovarë, të cilët argëtohen duke pirë shisha, e nuk i mendojnë farë dëmet që i shkaktojnë organizmit.

Specialisti i mushkërive tregon për tri sëmundjet që i shkakton shisha.

Se a i shkaktojnë dëme organizmit të njeriut tymrat e shisheve, dhe cilat lloje të sëmundjeve i sjellë, ka treguar pulmologu, njëherësh specialist i sëmundjeve të mushkërive, Skender Baca.

Doktori i cili trajton sëmundjet e mushkërive, Skender Bacaj ka thënë se organizmi i njeriut është i projektuar për të thithur ajër të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen, dhe jo abuzimin të organizmit përmes tymrave të ndryshme.

Doktori ka shtuar se njeriu mashtrohet pas tymit të shishes duke menduar se ka përfitim kënaqësie përmes saj, por në fakt është e kundërta, sepse pasojat e tymit që thithë njeriu do ti kuptoj pas 30 viteve.

“Trakti respirator është i projektuar që biologjikisht ta thithë ajrin sa më të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen dhe në momentin që ne e abuzojmë këtë princip biologjik qoftë me tym të duhanit, qoftë me tym të shishes që është tani aktuale në Kosovë, atëherë ne e privojmë organizmin tonë nga një proces fiziologjik i cili shndërrohet në patologjik dhe me dëme të mëdha të cilat ne i parashikojmë dhe të cilat nuk janë akute, dhe njeriu mashtrohet sepse mendon që ka përfitim nga duhani apo nga tymi i nargjilesë – shishes, dhe pasojat vijnë pas 30 viteve, por ato janë, dhe atëherë ato janë të riparueshme”, ka thënë Bacaj për Insajderin.
Specialisti i mushkërive ka shtuar se 98 përqind e rasteve të sëmundjeve të kancerit në mushkëri është pikërisht nga tymrat e ndryshëm, qoftë i duhanit apo llojet tjera.

Bacaj ka shtuar se tymi i shisheve është më i pastër përshkak se i njëjti kalon nëpër ujë në pajisjen në të cilën përdorët, dhe ajo e bënë më të pastër. Por, pavarësisht kësaj doktori ka thënë se sasia e banishtave dhe e tymrave që përzihen i bëjnë shkaktarë të shumë sëmundjeve, duke nisur nga Bronkiti, Efizema, e duke përfunduar tek kanceri i mushkërive.

“Ne e dimë që 92 përqind e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri është nga tymi i duhanit, duke përfshirë dhe tymrat të tjera, dhe vetëm 3 përqind janë nga gjenetika, pra trashëgimia. Tash nëse e bëjmë krahasimin e tymit të duhanit nga nargila – shisha, është e vërtetë që tymi është më i pastër sepse kalimi i çfarëdo lloj tymi nëpër ujë filtrohet, mirëpo problemi është që sasia që përzihet për shishen, është se aty po përzihen barnishta tym i duhanit, të cilat janë të pakontrolluara dhe që janë shkaktarë të lloj lloj sëmundjesh, duke filluar nga ‘bronkiti, efizema e deri tek kanceri i mushkërive’”, ka thënë Bacaj.

Doktori ka bërë apel për prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë nëpër lokale nëpër të cilat shërbehen shishat, apo edhe pije të ndryshme alkoolike.
Fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të kontrollohen nga prindërit, në mënyrë që fëmijët nën këtë moshë të mos i frekuentojnë këto lokale dhe lokalet ku shërbehen shisha, e alkoole të ndryshme”, ka përfunduar doktori Skender Bacaj.

Miti se shisha, përveçse më “interesante” por me një tym “të filtruar” ka rritur shumë numrin e përdoruesve të saj, sidomos tek të rinjtë. Madje në vitin 2015 shisha nuk u përfshi në Sistemin Mbikëqyrës të Sjelljeve të Rrezikshme Rinore. Por studimi më i ri i cili përfshin 542 artikuj shkencorë zbuloi se në një seance nargjile çlirohet 125 herë më shumë tym, 25 herë më shumë katran, 2.5 herë më shumë nikotinë dhe 10 herë më shumë monoksid karboni sesa cigarja. Edhe pse tymi i shishes kalon nëpër qypin me ujë ajo përsëri nuk arrin të filtrojë tymin nga shumë substanca të dëmshme dhe kancerogjene, monoksidi i karbonit dhe metalet.

Comments

Popular posts from this blog

Kanali ALSAT M Jashtë Funksionit , Mësoni Se Çfarë Po Ndodhë!

Kanali AlsatM që disa ditë nuk është më në listën e kanaleve të DigitAlb, Burime të aferta të MalesiaPress mësojnë se kanali AlsatM nuk do të jetë më pjesë e DigitAlb! Shikusë te shumtë te këti kanali kanë shkruar në redaksinë tonë për të pytur se çfarë po ndodhë më AlsatM. Por së shpejti AlsatM do te jetë ne një Platformë tjetër Tëlevizive. Dhe ne do te jemi te paret qe ju Lajmërojmë! / MalesiaPress

Kjo është nëna e “Azrës” në jetën reale

“Azra” ka një familje të lumtur Aktorja e njohur turke, Alina Boz e cila e njohur u bë nga seriali “Mos ma lësho dorën”. Në këtë serial me rolin e “Azrës” aktorja përballet me shumë vështërsi, por, në jetën e përditshme ka një familje shumë të lumtur. Olga Boz është nëna e vërtetë e Alinës e cila e admiron aktrimin e bijës së saj pavarësisht se ajo filloi në moshë të re. Nëna e aktores është ruse, kurse, me profesion është fotografe, e cila punën e saj e promovon në rrjetet sociale. Alina Boz është një aktore turko-ruse. Ajo ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e Alinës Olga është ruse, ndërsa babai i saj është turk. Ajo ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare. Në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj.

Ali Pashë Gucia - Historia dhe vëprimtaria e tijë!

Ali Pashë Gucia, (1828-05 mars 1888), ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar, çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Lindi më 1828, i biri i Hasan Shabanagajt. Mbaroi medresene ne Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën e Lartë përsa u përket të drejtave të autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqipt...