Shumë persona kërkuan që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo. Brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u në Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë. Nga këto vendime të marra 1 mijë e 705 shin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa. Gjermania është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan që të lirohen nga shtetësia kosovare. 1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës duke vazhduar me 162 nga Austria, 17 nga Sllovenia, 12 Kroaci, shtatë Norvegji dhe 22 nga vende të tjera, raporton Indeksonline. Gjatë të njëjtës periudhe mujore në Divizionin e Shtetësisë janë marrë edhe 150 vendime për fitim të shtetësisë së Kosovës. 68 prej këtyre vendimeve ishin pozitive, 82 negative teksa numri i përgjithshëm i kërkesave ishte 133. Katër kombësitë nga të cilat u kërkua më së s...
Mali i Zi (në gjuhën malazeze: Crna Gora, Црна Гора) është një shtet i pavarur në Evropën juglindore. Laget nga Deti Adriatik në jugperëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, Bosnja dhe Hercegovina në veriperëndim, Serbia në verlindje, Kosova në lindje, dhe Shqipëria në juglindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Podgorica, ndërsa Cetina njihet si qyteti i fronit.[1]
Në shekullin IX, tre principata sllave ishin të vendosura në territorin e sotëm të Malit të Zi: Dukla, duke përfshirë gjysmën jugore, Travunia, në perëndim, dhe Rashka, në veri.[2][3][4] Në vitin 1043, arkoni Stefan Vojislav udhëhoqi një kryengritje, e cila rezultoi në pavarësimin e Duklës nga Perandoria Bizantine dhe themelimin e dinastisë së Vojislavleviqëve. Pasi u sundua nga disa fuqi rajonale dhe nga Perandorisë Osmane në shekujt që pasuan, u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1918, e cila u pasua nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi. Në bazë të referendumit për pavararësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur më 3 qershor të ati viti.
I kategorizuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme, Mali i Zi është anëtar i OKB-së, NATO-s, Organizatës Botërore të Tregtisë, OSBE-së, Këshillit të Evropës, dhe Bashkimit për Mesdheun.
Comments
Post a Comment