Skip to main content

Kosovarët që jetojnë në Gjermani po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Shumë persona kërkuan që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo. Brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u në  Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë. Nga këto vendime të marra 1 mijë e 705 shin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa. Gjermania është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan që të lirohen nga shtetësia kosovare. 1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës duke vazhduar me 162 nga Austria, 17 nga Sllovenia, 12 Kroaci, shtatë Norvegji dhe 22 nga vende të tjera, raporton Indeksonline. Gjatë të njëjtës periudhe mujore në Divizionin e Shtetësisë janë marrë edhe 150 vendime për fitim të shtetësisë së Kosovës. 68 prej këtyre vendimeve ishin pozitive, 82 negative teksa numri i përgjithshëm i kërkesave ishte 133. Katër kombësitë nga të cilat u kërkua më së s...

Kush ishte Jakup Ferri? - Historia e tije!

Është folur, kënduar e shkruar shumë për tribunin, Jakup Ferri nga Pava. Por, fatkeqësisht deri në këtë verë thuaja as varri nuk i dihej. Një pinjoll i kësaj dere, Prof.Dr.Naser Ferri, ka përgatitur një biografi të tij të shkurtër, të cilën po japim të plotë.
Jakup Ferri, i biri i Ferr Durit, u lind në vitin 1832 në Plavë, në veri të Bjeshkëve të Nemura buzë Liqenit të Plavës prej të cilit buron lumi Lim, që në atë kohë ishte pjesë e Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane, sot e Malit të Zi. Për shkak të pozitës së vetë gjeografike dhe rëndësisë strategjike Plava njihej si “mburojë e Rrafshit të Dukagjinit” e madje edhe e tërë shqiptarisë.

Familja Ferri i takon fisit Kuçi ndërsa rrjedhë nga Luhari i Malsisë së Shkodrës, prej nga kishte dalë i pari i familjes, Gjergj Prentashi me një vëlla dhe ishin vendosur në Podgoricë , ndërkaq prej aty Gjergj Prentashi kishte kaluar në Plavë (Shqipëria nën pushtimin e Perandorisë Osmane), ku sipas gjasave ishte konvertuar në islam. Gjergj Prentashi e kishte djalë Shabin e Shabi i kishte dy djem: Halilin e Durin, ndërsa Duri i kishte poashtu dy djem: Ferrin (Ferr Duri-babai i Jakupit) e Hajron., prej të cilëve rrjedhë familja Ferri e Plavës.

Thuhet se Jakup Ferri që nga rinia e hershme dallohej për shkathtësi, force fizike e bukuri por edhe për atdhedashuri, burrëri, zemërgjerësi, drejtësi, sinqeritet e shkathtësi në përdorimin e armëve. Trimërinë thuhet se e kishte trashëguar nga e ëma Zyl Rexha, e njohur në tërë Malësi si grua trimëreshë e cila kishte bartur kobure në brez, madje në një rast i kishte vrarë dy bejlerë duke i mbrojtur vajzat plavjane nga ngacmimet e tyre. Në aspektin fizik Jakupi ishte i gjatë, me mustaqe të zeza, hundë shkabë e shikim të mprehtë.

Comments

Popular posts from this blog

Kanali ALSAT M Jashtë Funksionit , Mësoni Se Çfarë Po Ndodhë!

Kanali AlsatM që disa ditë nuk është më në listën e kanaleve të DigitAlb, Burime të aferta të MalesiaPress mësojnë se kanali AlsatM nuk do të jetë më pjesë e DigitAlb! Shikusë te shumtë te këti kanali kanë shkruar në redaksinë tonë për të pytur se çfarë po ndodhë më AlsatM. Por së shpejti AlsatM do te jetë ne një Platformë tjetër Tëlevizive. Dhe ne do te jemi te paret qe ju Lajmërojmë! / MalesiaPress

Ali Pashë Gucia - Historia dhe vëprimtaria e tijë!

Ali Pashë Gucia, (1828-05 mars 1888), ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar, çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Lindi më 1828, i biri i Hasan Shabanagajt. Mbaroi medresene ne Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën e Lartë përsa u përket të drejtave të autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqipt...